Rreth nesh

Rreth nesh

AM Consulting & Services

Motoja jonë është “të jemi partner të shkëlqyer që ofrojmë shërbime të cilësisë shumë të lartë, duke bërë ndryshimin për biznesin e shoqërinë”.

AM Consulting & Services  është një zyrë kontabiliteti e pavarur e cila ofron shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

  • Vite eksperiencë
  • Klientë të kënaqur
  • %

    Profesionalizëm

Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, AM Consulting & Services  mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara.
Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë individual dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë.

Partneri strategjik në fuqizimin e biznesit tuaj:

Eksperienca & Stafi:

Aktiviteti ynë mbeshtetet nga nje ekip profesionistësh me pervojë te gjatë dhe të specializuar në kontabilitet , konsulencë financiare dhe në menaxhimin e biznesit. Në praktikën tonë të punës ne inkurajojmë përdorimin e partneriteteve të ndryshme me profesionistë dhe organizata, të cilat ofrojnë një ekspertizë të fortë dhe punë efikase.
Themeluesit e AM Consulting & Services  kanë ndërthurur arritjet e tyre akademike së bashku me eksperiencën e tyre profesionale ndër vite në sektorë të ndryshëm financiarë të biznesit.

Vlerat kryesore:

Profesionalizëm , Integritet dhe Besueshmëri në çdo kohë dhe në çdo hap të klientëve tanë.

Misioni:

Lidhjet e besueshme dhe partneriteti afatgjatë janë çelsi i suksesit të punës sonë. Me shërbimet tona profesionale , ne bëhemi pjesë përbërëse funksionale e biznesit dhe problemeve të përditshme të klientëve tanë , duke ju garantuar konsulencën financiare dhe asistencën profesionale më të sigurt përballë sfidave të makro-sistemit ekonomik.

Vizioni

Ofrimi i shërbimeve financiare profesionale me integritet dhe bindje të plotë për të çuar përpara biznesin si dhe ngritja e një strukture që mundëson mbështetjen e vazhdueshme të klientëve tanë në biznesin e tyre.

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.