Sherbimet

Shërbime Financiare & Konsulenc Biznesi!

Shërbime Fiskale dhe Tatimore – Deklarime Online

Qëllimi i kontabilitetit, përvec se të lehtësojë vendimmarrjen në funksionimin efektiv të një biznesi, është dhe të administrojë tatimet dhe taksat e një biznesi.
Ne përgatisim deklaratat tuaja të taksave me saktësi, duke mbetur aktual me
legjislacionin tatimor për të siguruar pajtueshmërinë me të dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga mosrespektimi i tij . Ne ofrojme:

    • Përgatitjen dhe rishikimin e të gjitha deklarimeve tatimore (librave te Blerjes dhe te Shitjes , TVSH, Tatim mbi të ardhurat, tatim
      në burim, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore, deklarimin dhe largimin e punonjesve te rinj,listepagesat, tatimit
      mbi te ardhurat personale) referuar legjislacionit në fuqi.
    • Përgatitja e deklaratës vjetore për tatimin mbi fitimin.
    • Përgatitja e deklaratës vjetore për te ardhurat personale
    • Ndjekja e procedurave dhe asistencë gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore.
    • Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës.
    • Rishikim i deklarimeve tatimore periodike.
    • Këshillim në lidhje me TVSH, tatim fitimin, detyrimet doganore, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore, tatimin mbi
      të ardhurat etj.
    • Kryerja e të gjitha aplikimeve në portalin qeveritar e-Albania

Konsulencë Financiare & Bankare

Roli ynë në procesin e këshillimit financiar është një mundësi për të ofruar zgjidhje konkrete
dhe konstruktive, për të optimizuar fitimet, efiçencën dhe efektivitetin e biznesit tuaj, me kosto
efektive.Ne ofrojme:

  • Asistencë në themelimin e bizneseve të reja
  • Analizë e performancës dhe ngritja te sistemit të raportimit financiar të biznesit tuaj.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme për investime të mundshme në të ardhmen.
  • Asistencë në procesin e buxhetimit të shpenzimeve operative, kapitale dhe projektimin e flukseve të parasë si dhe Përgatitje të
  • Pasqyrave Financiare të buxhetuara.
  • Analizën krahasuese dhe raportet përkatëse të pasqyrave financiare dhe treguesve faktike me ato të buxhetuara.
  • Asistencë në procedurën e marrjes së kredisë për biznesin tuaj dhe krijimin e negociatave me bankat.

Shërbime kontabiliteti

Organizim të sistemit të informacionit kontabël dhe mbajtje të plotë të llogarive
tuaja(regjistrimi i faturave të blerjes & të shitjes , veprimet e Arkës, Inventari ,regjistrimi i deklaratave bankare dhe kontabilizimet përkatëse) duke ofruar sipas nevojave të biznesit edhe kontabilitetin sipas qendrave të kostos dhe llogaritjen e kostos së produkteve.
Përgatitja e Pasqyrave Financiare dhe raporteve të tjera mujore, sipas kërkesave dhe politikave të klientit. Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.

Sistemi i analizës së riskut

Ne mundësojmë analizë dhe menaxhim të riskut duke ndihmuar bizneset në përcaktimin e strategjive , arritjen e objektivave dhe vendimmarrjen e informuar.

Regjistrim i Markës Tregtare

Asistencë në proçesin e regjistrimit të markës tregtare pranë DPPI. Ndërmjetës në tregun e punës.

Hartim Plane Biznesi

Ne hartojmë plane të ndryshme biznesi duke vlerësuar dhe analizuar me saktësi çdo detaj të mundshëm.

Hartim Plane HACCP

Sistemi i Analizës së Rreziqeve dhe Pika Kritike e Kontrollit HACCP.Ne hartojmë plane HACCP duke bërë një analizë të rriskut në industrinë ushqimore , si dhe duke identifikuar dhe ndjekur pikat kryesore.

Rekrutim punonjesish

Ne mundësojmë rekrutimin e punonjësve duke kaluar nëpërmjet proçesit të identifikimit, intervistimit, përzgjedhjes dhe deri tek punësimi i tyre.

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.